Kronikë

Vrasja e dyfishtë, mes të shoqëruarve dhe ish-burri i 25-vjeçares. Fëmija u gjet i tëri i gjakosur

15:12 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes të shoqëruarve nga policia për vrasjen e dyfishtë në Shkodër, është dhe ish-burri i Silvi Ndocit. 25-vjeçarja ishte divorcuar me të para se të bashkëjetonte me ish-policin Boran Bërçama. Policia deri tani ende nuk ka një pistë të mirëfilltë hetimi: Larje hesapesh apo zhdukje të dëshmitarëve.




Boran Bërçama
Boran Bërçama

 

Ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja e tij u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të diele brenda makinës së tyre poshtë shtëpisë. Në makinë ndodhej dhe fëmija i mitur, i cili nuk u prek nga plumbat dhe ndodhet shëndoshë e mirë nën kujdesin e mjekëve në spital.

Fëmija i çiftit
Fëmija i çiftit

 

Në momentin e ngjarjes fëmija ka qenë në gjumë në sediljen e pasme të makinës tip “Benz”, me targa AA 006 HA. Fëmija u gjet në kraharorin e viktimës, në sediljen e parë të pasagjerit, i tëri i gjakosur. Fillimisht menduan tmerrin, që plumbat mund ta kishin prekur dhe atë”, ka treguar një burim nga policia e Shkodrës, për Gazetën Shqiptare.

 

Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë, ndërsa thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë krismë. Hetimet e deritanishme tregojnë se autorët, të paktën dy, kanë qëlluar me armë automatik, e tipit “Scorpion” nga afër në drejtim të ish-policit dhe bashkëjetueses së tij. Policia mblodhi brenda dhe jashtë makinës më shumë se 20 gëzhoja.

Automatik i tipit Scorpion
Automatik i tipit Scorpion

 

Pak para mesditës të së dielës policia gjeti një makinë të djegur në lagjen Dobraç të Shkodrës, në dalje të Bypass-it. Në njoftimin zyrtar thuhet se paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ekzekutimit të Boran Berçamës dhe Silvi Ndocit. Brenda tij, policia zbuloi dhe një armë zjarri automatike.

Makina e djegur e gjetur nga policia, dyshohet se u përdor nga autorët
Makina e djegur e gjetur nga policia, dyshohet se u përdor nga autorët

 

Ish-polici Bërcama kishte dhënë dorëheqjen nga patrulla e policisë 6 muaj më parë, atëherë kur ndodhej me shërbim në Fushë Arrëz.

Por, ai nuk ka dhënë asnjë argument se përse po e linte policinë. Më herët, Berhan Bërcama ka shërbyer si agjent krimesh në qytetin e Shkodrës, pikërisht në kulmin e përplasjeve të dy grupeve kriminale me njëra-tjetrën.

Si u ekzekutua ish-polici nga vrasës profesionistë… Fëmija u gjet në prehrin e gruas së vrarë

Ish-polici u ekzekutua me automatik tip “Scorpion”, autorët djegin makinën në dalje të qytetit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.