AKTUALITET

Ambasada në Athinë e konfirmon: Tre shqiptarë të plagosur, mes tyre dy fëmijë

20:53 - 24.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada shqiptare në Athinë ka konfirmuar plagosjen e tre shtetasve shqiptarë, si pasojë e zjarreve që përfshinë shtetin fqinj.




Me anë të një njoftimi, selia diplomatike thotë se të lënduar janë 2 fëmijë të një familjeje, të moshës 10 dhe 13 vjeç, nga Fier, si edhe një grua.

Për fat të mirë fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Ambasadës Shqiptare

Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos për të cilën kemi njoftuar, janë dhe dy fëmijë nga e njejta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditët në vijim pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie.

Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente.

Deri në këto momente flitet për 76 viktima dhe shumë të plagosur, nga fjakët që përfshinë Greqinë prej dy ditësh.

Me përmirësimin e situatës, pritet një hetim për të zbuluar shkaqet që çuan në krijimin e vatrave të zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.