Rajoni

“Përqafoni fëmijët çdo ditë”/ Letra e gruas greke që humbi dy fëmijët dhe burrin nga flakët

10:53 - 26.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijojnë operacionet për gjetjen e personave të humbur në Athinë pas zjarreve tragjike të kësaj jave.




Ndërkohë mediat greke kanë zbuluar historinë tragjike të një nëne që humbi dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin.

Gjatë një emisioni në televizionin SKAI TV, gruaja rrëfen përpjekjet e dëshpëruara për të kontaktuar familjarët mes kaosit në Mati.

Vajza e saj Evita u hodh nga një lartësi 15 metra, ndërsa përpiqej ti shpëtonte flakëve ndërsa vëllai, Andrea, 11 vjeç, humbi jetën bashkë me të atij Grigoris, 54 vjeç

“Po përpiqem të jem si vajza ime e vogël, e cila ishte gjithmonë luftëtare dhe përpiqej ta demonstronte kudo dhe kurdo.  E di që Grigoris do të ketë bërë më të mirën e tij për ti shpëtuar. Fakti që ai nuk mundi ishte vullneti i Zotit. Në veshë më vjen zëri që dridhet i Andreas: Kam frikë mami. Jam shumë i shqetësuar. Do të jem i fortë por dhe nuk mund të kthehem mami. U përpoqa për katër orë ti gjeja. Pastaj hoqa dorë duke menduar se do të ishte më mirë të mos rrezikoja pasi kështu do u vija në ndihmë. Nuk kam fjalë. Kam humbur çdo gjë. Përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë.” thuhet në letër


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.