Rajoni

Zjarret në Athinë, gjenden të vdekura dy binjaket e zhdukura

11:37 - 28.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i hidhur u ka dhënë fund kërkimeve disa ditore në Greqi për dy vajzat binjake të moshës 9-vjeçare.




Sofia dhe Vasiliki Philippopoulos rezultonin të zhdukura që prej së hënës, kur shtëpia e gjyshërve ku ata kishin shkuar për pushime, u përfshi nga zjarret katastrofike që kishin rënë në Mati, rajon afër Athinës.

Vdekja e binjakeve, për të cilat i ati i tyre fillimisht pretendoi se i kishte parë në një kronike televizive ku shfaqeshin të mbijetuarit e zjarreve në një varkë, u konfirmua nga miku i familjes, Georgios Tsoukalos.

Sipas raportimeve në median greke, trupat e vogëlusheve u gjeten përqafuar me gjyshin dhe gjyshen e tyre.

Greqia dhe e gjithë bota u lutën që binjaket t’i kishin mbijetuar zjarreve, por fatkeqësisht kërkimi disa ditor përfundoi me lajmin e hidhur se ata nuk jetojnë më.

Ditën e premte, babai i vogëlusheve Yiannis Philippopoulos u paraqit në morgun e Athinës për të dorëzuar disa sende të vajzave të cilat do të përdoreshin për testet e ADN-së, me shpresën tashmë thuajse të shuar se ata mund të jenë ende gjallë.

Të paktën 87 persona kanë humbur jetën në zjarret më vdekjeprurëse në Greqi që pas Luftës së Dytë Botërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.