Rajoni

Tsipras në zonën e tragjedisë… Aktorja e njohur mes viktimave të zjarrit

12:24 - 30.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri grek Alexis Tsipras, ka vizituar vendin e tragjedisë, në Mati të Athinës. Deri tani sipas mediave greke, zjarri që përfshiu periferinë e Athinës shkaktoi 91 viktima, 25 janë shpallur të zhdukur dhe qindra të tjerë u plagosën.




Tsipras shprehu respekt për ata që luftuan me flakët por dhe trishtim për gjithë viktimat.

“Sot kam vizituar vendin e tragjedisë. Fola me njerëz, inxhinierë, ushtarët, zjarrfikësit dhe vullnetarë. Pikëllimin i papërshkrueshme, por edhe respekt të madh për ata që ishin në betejën e pabarabartë me flakët dhe tani janë në betejën e rimëkëmbjes”, shkroi në Twitter, Tsipras.

Ndërkohë aktorja e njohur Hrysa Spilioti, e cila rezultonte e zhdukur që prej të hënës së kaluar, ndodhet mes viktimave të zjarrit në Mati. Identifikimi i saj është kryer të dielën dhe lajmi është publikuar në Facebook nga mikesha e ngushtë e të ndjerës, Anneta Papathanasiu.

“Të dashur miq, mikja ime e ngushtë prej 32 vjetësh, Hrysa Spilioti u identifikua dhe është zyrtarisht e vdekur”. Të premten ishte identifikuar edhe trupi i bashkëshortit të saj, Dimitri Turnaviti.

Hrysa Spilioti ishte aktore, regjisore dhe shkrimtare. Me studime për dramaturgji dhe aktrim në Greqi dhe në Francë, ajo punoi për mjaft kohë në skenë, duke interpretuar role të rëndësishëm nën drejtimin e regjisorëve më të njohur grekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.