Kosova

Korrigjimi kufijve, Thaçi: Askush të mos frikësohet nga marrëveshja historike Kosovë-Serbi

20:24 - 25.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se faza e fundit e dialogut me Serbinë duhet të vazhdojë, ndërsa marrëveshja përfundimtare është jetike për integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.




Këto deklarata  presidenti i bëri gjatë qëndrimit në Austri, ku po merr  pjesë në Forumin Evropian në Alpbach. Me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, në këtë takim po marrin pjesë edhe presidentët e Sllovenisë, Serbisë dhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn. Për hollësi ndjekim kronikën e Visar Shatrollit. Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku po merr pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.

Me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, presidenti Thaçi, së bashku me presidentet e shteteve të Sllovenisë, Serbisë dhe komisionarin për zgjerim  të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn ka qenë pjesë e një takimi të përbashkët.

Thaçi ka folur për temën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivat e dy vendeve, Kosovës e Serbisë, drejt anëtarësimit në BE. Ne këtë drejtim i pari i Republikës ka thënë se Kosova ka shënuar progres të madhe në të gjitha fushat dhe tashme duhet të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova po bën reformat më të rëndësishme, në ekonomi, legjislacion, në politikë, në integrime dhe respektimin maksimal të minoriteteve. Kosova ka një vizion të qartë euro atlantik. Pra këtu është një mundësi e mirë e prezantimit  të shtetit tonë të ri, të konsolidi9mit të brendshëm, por edhe në rrafshin ndërkombëtar”, tha Thaçi. Sipas tij Kosova ka shënuar progres në të gjitha fushat.

Thaçi ka folur edhe për fazën e fundit te dialogut me Serbinë, i cili ka deklaruar se marrëveshja  përfundimtare është jetike për integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.  “Me marrëveshje e re të dy vendet Kosova dhe Serbia, do të lëvizin më shpejt drejt anëtarësimit në BE, tha Thaçi në intervistë për RTK.

Presidenti i vendit ka folur edhe për qëndrimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton i cili ka deklaruar se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.

“Ne si shtet i Kosovës dhe të gjithë akterët të inlvolvuar duhet të marrim me seriozitetin më të lartë, sepse askush në pafundësi nuk ka pret deri sa në të disponohemi për të arritur marrëveshje të paqes dhe mirëkuptimit. Dialogu Kosovë-Serbi nëse arrihet, do të arrihet në një proces paqësor dhe askush nuk do t mund ët del kundër dhe askush nuk duhet të i frikësohet marrëveshjes historike Kosovë –Serbi. Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar gjatë pranë nesh në procesin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës dhe jam shumë mirënjohës edhe sot janë pran nesh”, tha ai për RTK.

Ndryshe politikanët dhe ekspertët e rinj politikë do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi këtë dhe çështje të tjera të zgjerimit të BE-së”, thuhet në hyrje të agjendës .Përveç Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Se pari , marreveshja historike mese Kosoves e Serbise eshte jetike vetem per levizjen akoma me te shpejte dhe avancimin e Serbise drejte BE , hapjen e kapitujve per pranimit si antare me te drejta td barsbarta te saje .
    Kosova as liberalizim avizash s ka mundur te perfitoje . Kosovs ka perfituar vetem deshtime e skandale, ka perfituar vetem afera korruptive si aferen ” pronto ” dhe tani afera e fryejres se listave me veteran te krimit te cileve ju munduat duke d shkelur qellimisht ligjin , te zhvatin parane e taksapagueseve te Kosoves
    ( protogonist kryesor dhe bashkepjesemarres ne kete krim te orgsaizuar te fryrjes se listave per mbi 40 mij veteran jane kreret shtetor bashke me sistemin e drejtesise se Kosoves ) dic tjeter Kosova s mund te perfitoje dhe , ne raport me Serbine ajo gjithni e ma shume po kalon ne disavantazhe duke i dhene vehtes autogola ose duke asistuar qe gol kosoved ti jep Vuciqi …!
    Dhe , ne si popull shqiptar s kemi se per cfare te friksihemi sepse , jemi ne te drejten tone ,jemi ne te drejten e ligjit ( Gjykata Nderkombtare e Drejtesise ) dhe ne te drejten e Zotit president
    Nese dikush duhet te frikeshet ateher, jeni ju ai president Thaci , qe duheni shume te friksiheni nga kthetrat serbe te Vuciqit , dhe nese ti nuk vepron sipas deshires dhe diktatit te tij ateher do te jeshe ne Banken e Gjykates Speciale per krime lufte ne Hage dhe. Njeriu normal vetem nede mendon
    per kete gjykate sigurishte se tmerrohet president Thaci
    Edhe Vuciqi duhet td tmerrohet sepse edhe ai duhet te dale ne mejdan ose referendum me votuesit e tij lidhur me ndryshimet Kushtetuese per heqjen e Kosoves nga preambulla e kushtetutes aktuale serbe
    Ateher po behet vetevehtiu e qarte se kushe po frikeshet dhe , nese Plani juaj nuk kalon ateher do ti ndalet hyryshi i Serbise drejte BE sepse Serbise s ka kushe tjeter te ua mundesoje plotesimin e kushteve te percaktuara nga vete BE
    Edhe BE dhe zyrtaret e saje te larte nuk do mbeten pa u frikesuan ngase ne mars re 2019 zyrat e saje do te mbylljen per arsye zgjedhjesh kurse ata , nese nuk dalin para votueseve te tyre me “suksesin ” e quajtur kosove , nuk do te fitojne vota te mjaftueshme per ti drejtuar organet vendimarrese te BE per te cilat jane shpenzuar shume shume para edhe per Kosoven president i nderuar Hashim Thaci

    Përgjigju ↓