Kosova

Korrigjimi i kufijve, Haradinaj sërish kundër. Hahn e Rama: S’duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit

13:14 - 27.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debati për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbajë në llogore të ndryshme presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës.




Nga Durrësi, ku u mbaj Samiti informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se kufijtë nuk ndryshojnë.

Desha të shtoj diçka për kufijtë, Kosova i ka kufijtë e saj dhe i respektojmë dhe nuk mendoj se duhet ndonjë kreativitet i ri për dizenjimin e tyre, por duhet t’i respektojmë”, tha Haradinaj.

I ulur afër me kryeministrin e Kosovës, eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha: Mendoj që nuk është e përshtatshme që të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat, takimi javën e ardhshme nuk do të jetë i fundit, do të jetë një tjetër takim dhe do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje, nuk jam gati që të bëj asnjë koment. Ne nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë zgjidhur problemet dypalëshe. Për ne ka rëndësi stabiliteti në rajon, çdo marrëveshje nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit, cilido që të jetë objektivi përfundimtar.

Edi Rama: Kthejeni në shqip, keni edhe nënshkrimin tim të fjalës që tha komisioneri.

Takimi i Durrësit nisi në orën 10:00, ndërsa në fokus ishte rritjen e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017. Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.