Kosova

Komisioni i PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

10:16 - 30.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me tridhjetë vota pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime, Komiteti i Parlamentit Europian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave të Kosovës.




Para se të votohej, raportuesja Tanja Fajon e ka shfrytëzuar të drejtën për të folur, duke kërkuar votë pozitive, pasi sipas saj Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, të cilat mund të thuhet se në këtë rast kanë qenë më të larta se në cilindo rast tjetër.

“Dua t’i falënderoj të gjithë që kanë kontribuar. Ishte një rrugë e vështirë për Kosovën. Kosova ka kohë që ka punuar në këtë proces dhe ka arritur rezultate të qarta, përballë kritereve të vendosura për të, ndoshta më të larta se në të gjitha rastet tjera. Ndaj do t’iu inkurajoja që të votoni pozitivisht”, është shprehur ajo.

Pas këtij votimi, tashmë i duhet Parlamentit Europian dhe Këshillit që të arrijnë marrëveshjen ndërinstitucionale për liberalizimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.