Kronikë

Flet vëllai i Fatbardh Licit që u vra në Shkodër: Shteti po bashkëpunon me bandat, ne nuk trembemi

14:23 - 02.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një prej personave të shoqëruar në polici në lidhje me vrasjen e biznesmenit shkodran Arjan Ferracaku pasditen e së shtunës është edhe një 15 vjeçar nga fisi Lici, një i afërm i të cilëve u vra pak kohë më parë në qytetin verior.




Kështu është shprehur Mustafa Lici, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, vëllai i të vrarit Fatbardh Lici, ngjarje e ndodhur më 10 gusht në një kafe të qytetit.

Lici pretendon se pas vrasjes së Ferracakut, policia ka marrë në banesën e tyre një 15 vjeçar të ngujuar, duke shtuar se pas çdo ngjarje kriminale në qytetin verior, gishti drejtohet tek ata.

Sipas tij, shteti është duke bashkëpunuar me bandat kriminale, gjë e cila ka lejuar që krimi të zhvillohet në Shkodër.

Shteti po bashkëpunon me bandat kriminale. Pas vrasjes se Ferracakut kanë ardh kan marre ne banese djalin 15 vjec te ngujuar. Jemi ne trysni nga bandat qe kane bërë para me lekët e krimit. Ne kemi 3 javë të ngujuar jo nga bandat po nga shteti. Për çdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje në Shkodër kapën personat e kësaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk ka trembin as shteti as bandat. Qëndrojmë të ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh.

Vrasja e Fatbardh Licit

Fatbardh Lici, banues në lagjen “Guerile” është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në rrugë duke gjetur vdekjen e menjëhershme, në datën 10 gusht.

Pas ngjarjes policia ka gjetur në fshatin Dobraç duke u djegur një mjet tip “Benz”, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.