

Ngjarjet kriminale në vend nuk kanë të mbaruar. Laçi është tronditur nga shpërthimi i një tritoli. Sipas policisë lokale rreth orës 02:00, në lagjen Nr.4 të qytetit, në derën e jashtme të lokalit “Bar-Kafe” në pronësi 53-vjeçarit Llesh Buraku ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive.
Policia thotë se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Emri i 53-vjeçarit nuk është i panjohur për policinë lokale. Në qytet njihet si një ndër “të fortët”. Po ashtu në vitin 2015 është arrestuar pasi ka goditur me grushte një inspektor të ISHP-së.
Pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve të 53-vjeçarit. Ndërkohë ngjarja vjen pas ekzekutimit mafioz që i bënë një biznesmeni në Shkodër.
Ministria e Brendshme të dielën shpërndau lajmin se, ministri Xhafaj iu ka kërkuar drejtueseve të policisë ashpërsi në luftën ndaj krimit, por siç duket krimi dhe kriminelët nuk ndalohen me deklarata paralajmëruese.