Kronikë

Drogë dhe para, arrestohen dy shqiptarë në Itali

21:31 - 04.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme nga policia e italiane në Valdichiana, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre është gjetur lëndë narkotike.




Policia ra në gjurmë të makinës me drogë, pasi dy shqiptarët udhëtonin me shpejtësi duke u bërë dhe burim aksidenti.

Dy shqiptarët të moshës 26 dhe 28- vjeç, janë përpjekur tu bëjnë rezistencë edhe policisë, por pa mundur të shpëtojnë prej tyre.

Rezistenca e tyre bëri që policia të ushtronte kontroll të imtësishëm brenda makinës, duke gjetur një zarf me 22 doza kokainë, gati për t’u trafikuar. Lënda narkotike ishte fshehur nën kamjen e makinës. Gjithashtu u gjetën edhe 570 euro, në kartëmonedha të formave të ndryshme.

Gjatë kërkimit të mëvonshëm në shtëpi, policia gjeti edhe 5.750 euro të tjera, të fshehura nën dyshek, të dyshuar se janë përfituar nga veprimtaria e shitjes së drogës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.