EKONOMI

Siguracionet e makinave, jo më pa prerë kuponin tatimor

18:00 - 09.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën me dije shoqërive të sigurimit, risigurimit dhe agjentëve të tyre, detyrimin për përdorimin e pajisjeve fiskale, që buron nga ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” dhe më konkretisht nenin 54 dhe 55. Këto shoqëri e kanë këtë detyrim, si tatimpagues për përdorimin e pajisjeve fiskale, pavarësisht se janë institucione financiare.




Në dispozitat ligjore të referuar më sipër përcaktohet se:

“Të gjithë tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion. Subjektet, që detyrohen të lëshojnë kupona tatimorë lëshojnë njëherazi edhe faturë, nëse shitja apo shërbimi i kryer është për një përdorim tregtar dhe, për këtë shkak, blerësi është i detyruar ta kërkojë faturën.

Gjithashtu, në nenin 55, pika 1, përcaktohet se: “Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor”. Qëllimi i Administratës Tatimore është trajtimi i njëjtë dhe në mënyrë të barabartë i të gjithë tatimpaguesve, si dhe respektimi korrekt e i njëjtë i dispozitave ligjore nga ana e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.