Fol me Psikologen

Një model si “Stresi”? Pedagogu: Mund të bëhet deputet

14:43 - 07.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisioni “Fol me psikologen” ka trajtuar këtë herë 2 fenomene të cilat prekin kryesisht fëmijët dhe adoleshentët. Psikologia Ervisa Lula dhe filozofi Klementin Mile janë ndalur si fillim tek modelet që po merr ky target grup, si shembull për të analizuar këtë fenomen është marrë këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si “Stresi”, i cili është një nga personazhet më të pëlqyer nga këto mosha.




Kultura që përcillet në të tilla modele, ajo që dominon është kultura e agresivitetit dhe dhunës  e cila është shqetësuese edhe për faktin se merr mbështetje të gjerë. 324 mijë ndjekës në Instagram tregojnë qartë tha pedagogu Mile se nëse do të presi disa vite ky këngëtar, pse jo mund të pretendonte të bëhej edhe deputet.

Duke theksuar edhe faktin që para pak ditësh ai është marrë si i akuzuar pasi dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të dy ekspertët kanë theksuar se duhet të jenë prindërit të parët ata që duhet  t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre se çfarë është ky model i përcjellë përmes të gjithë këtyre artistëve.

Stresi është thjesht një shembull, por mesazhi përmes këngëve të këtij zhanri muzikor është i ngjashëm “ unë nuk jam i keq, bota është e keqe, nëse ndjekim gjithmonë  rregullat, atëherë do të humbasim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.