Kryesore

Historia prekëse, 6-vjeçari në luftë me vdekjen: Kemi shitur çdo gjë për djalin

13:38 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Varfëria dhe sëmundja kanë kapluar këtë banese, e cila nga dita në ditë rrezikon dhe shembjen. Ne këtë shtëpi të rrënuar në fshatin Bregas të Gramshit jeton familja Dërmyshi prej 3 anëtarësh.




Edhe pse vuajnë varfërinë, drama me madhe në këtë familje është sëmundja e djalit 6-vjeçar. Enea ka dëshirë të luaje, të mësojë në shkollë si shokët e tij, por sëmundja që i ka prekur mëlçinë ia bën të pamundur këtë. Për 5 vite me radhe prindërit e tij enden në dytë e spitaleve për të parë një shenje shërimi për djalin e tyre. Majlinda, nëna e 6-vjeçarit tregon me lot në sy vuajtjet që përjeton çdo dite.

Të detyruar nga varfëria e tejskajshme, ku jetojnë vetëm me 9 mijë lekë në muaj prindërit kanë nxjerrë në shitje edhe shtëpinë. Babai i Eneas thotë se është i mbytur në borxhe, madje edhe një thes miell me zor mund ta sigurojë.

Enea 6 vjeç, duhet të udhëtojë drejt spitalit në Tirane 2 ose 3 herë në muaj për të marrë qetësues. Prindërit e papunë thonë se e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet e rrugës. Sipas mjekëve një transplant i mëlçisë mund të jetë shërimi për Enean. Babai dhe nëna bëjnë apel që dikush t’i ndihmojë me sa tq mundet, që djali i tyre të jetojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.