Kryesore

“Isha duke u kthyer nga shkolla”, historia e trishtë e djalit që mbeti i paralizuar

13:50 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Klajdi 16 vjeç, është gozhduar në shtrat i paralizuar në këtë banese mes pyllit në fshatin Kabash të Gramshit. Drama e tij nisi 5 vite me pare, kur ai ishte në klasën e tretë, e teksa kthehej nga shkolla ndihej i pafuqishëm dhe kishte temperaturë të lartë. Pasi kaloi disa dite në këtë gjendje, prindërit e dërguan ne spital, por mesa duket ka qene tepër vone, pasi Klajdi ishte paralizuar.




Jeta e Klajdit është e mbyllur në një dhome dhe në pamundësi për të shkuar në shkollë ai mban në dore një fotografi, të cilën e ka kujtim nga klasa e parë. Dëshira e tij më e madhe është që të behej mësues për t’u shërbyer fëmijëve si ai në zonat e thella malore.

Nëna e 16-vjeçarit me lot në sy shprehet se e ka të shumë të vështirë ta përballojë sëmundjen e djalit, pasi të adhurat janë shumë të pakta. Kepmi prej 26 mijë lekë të reja që merr për djalin nuk i dalin as për ilaçet dhe jo për të menduar që duhet të ndjekë edhe konsultat në spitalin e qytetit.  Drama në këtë familje mund të thellohet edhe më tepër. Djali tjetër, i cili është vetëm 6 vjeç, sipas mjekeve mund të ketë të njëjtën fatkeqësi si vëllai i tij kur të mbushë 8 vjeç.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.