Fol me Psikologen

“Si më tradhtoi gruaja…” Detektivi: Politikanët, më të vështirë për t’u kapur mat

15:41 - 13.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rast tradhtie bashkëshortore është trajtuar këtë herë në studion e emisionit “Fol me psikologen” në kanalin e  “Gazeta shqiptare” në Youtube.




40-vjeçari nga Tirana, baba i 2 fëmijëve ka rrëfyer martesën e tij 15-vjeçare me bashkëshorten me të cilën ishte njohur që në bankat e shkollës. Ai thotë se e shoqja kishte filluar të ndryshonte, nuk kishte më rutinën e përhershme, nuk kishte më të njëjtin dedikim ndaj fëmijëve, ishte bërë agresive dhe të gjitha këto e bën të dyshonte.

 

Fillimisht e kisha mendjen e fjetur, por pastaj ishin disa veprime te bashkëshortes që me thënë të drejtën filluan u bën aq të trasha sa filluan të më tërhiqnin vëmendjen, ndërroi rutinën e përhershme, pothuajse ndërroi gjithë gardërobën, parfumet, oraret e daljeve, shoqëri e re. Zakonisht në orën 7, 7 e 30 unë dal me fëmijët , një ditë më qëlloi që ajo të më çonte një mesazh, që ishte e zënë dhe nuk mund t’i merrte dot fëmijët, sepse nga shkolla i merrte ajo. Nuk e vrava mendjen shumë, u shkëputa 2 orë më përpara i mora fëmijët dhe i çova në shtëpi. E prita sepse u vonua pak dhe kur erdhi filloi një grindje që s’kishte baza, më krijoi atë idenë sikur e kishte sjellë njeri me zor në shtëpi.

40-vjeçari thotë se nuk mund ta akuzonte për dyshimet e tij pa prova dhe kjo ishte arsyeja që kontaktoi një detektiv privat. 20 ditët e pritjes së të vërtetës ishin plot ankth dhe frikë nga ajo që do të merrte vesh. Momentin e bashkëshorten e ka përjetuar si një çast frike, por edhe çlirimi.

Pas zbulimit së tradhtisë bashkëshortore ajo që e ka shokuar ishte reagimi i saj. Në gjykatë kërkoi kujdestarinë e fëmijëve dhe të gjitha provat e mbledhura nga detektivët i përdori dhe fitoi. I ftuari tjetër në emision ka qenë drejtori i Institutit të Detektivëve Privatë, Ndue Pjetra. Ai ka folur mbi punën e detektivëve se si ata i zbulojnë të fshehtat:

Maksimumi i kohës që na duhet për të zbuluar një tradhëti bashkëshortore është 11 apo 15 ditë, asnjë çift i dashuruar s’mund të rrijë 7 deri në 11 ditë pa u takuar me njëri-tjetrin. Ato ditë do jesh në vëzhgim gjithë kohën, por ka patur raste kur është kapur edhe për 2 orë.

222 9999 888 3333 4444 6666 5555
<
>

Ndue Pjetra thotë se rastet më të vështira për t’u zbuluar janë ato të politikanëve dhe biznesmenëve, ndërsa ka rrëfyer edhe raste konkrete se si gratë pasi marrin informacion prej tyre vrapojnë gjithë ankth drejt adresave se ku ndodhen bashkëshortët.

Autorja e “Fol me psikologen” Ervisa Lula së bashku me të ftuarën psikologen Lorela Garuli kanë trajtuar këtë tematikë më gjerësisht. Si fillim ato kanë theksuar shkaqet që i shtyjnë individët tek një lidhje jashtë martese dhe më pas tek pasojat që këto lidhje kanë, jo vetëm tek raporti në çift, por edhe tek e gjithë familja dhe në mënyrë të veçantë, tek fëmijët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.