Jeta ime

Gruaja shtatzënë humbi jetën në aksident, historia e Erionit që na përloti: Do jem gjithmonë…

09:07 - 06.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e dhimbshme që mbylli puntatën e parë të programit “Dua të të bëj të lumtur”, ishte ajo e Erionit, babain të cilin jeta e kishte vënë përballë një sprove tepër të vështirë.




Ndarjen nga jeta të gruas së tij shtatzanë në muajin e fundit, Majlindës.

Historia e tyre e dashurisë kishte lindur përpara disa viteve dhe ata ishin bërë prindër të një vajze të quajtur Lukrecia.

Vite më vonë, Majlinda dhe Erioni kishin mësuar se do të bëheshin prindër për herë të dytë, por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi. Majlinda humbi jetën në një aksident tragjik.

Erioni i përlotur na rrëfeu dhimbjen që vazhdojnë të përjetojnë ai dhe Lukrecia. Në studio, Erioni kishte ftuar vëllain e tij, Eridjonin për ta falënderuar që i ishte gjendur pranë në këto momente të vështira të jetës së tij. “Dua të të falënderoj për çdo gjë që ke bërë për mua dhe Lukrecian. Nuk do ia kisha dal mbanë asnjëherë pa ty!”, – iu drejtua Erioni i përlotur Eridjonit.

Personi tjetër që Erioni kishte ftuar në studio ishte vajza e tij të cilës i tha: “Të dua dhe do të të jem gjithmonë pranë teje!”

Arbana Osmani, për t’i rikthyer buzëqeshjen dhe për ta bërë të lumtur Lukreciën, e kishte shndërruar studion si filmi i saj i preferuar, “Frozen”.

Në fund, Arbana dhuroi Lukrecias një udhëtim për në ‘Disney Land’ në Paris./TCH

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.