OPINION

Baton mafija dhe Shqipëria si një OJQ e tij

07:05 - 11.01.19 Kimete Berisha
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga tavolina e tij e Zonës B, që me qëllim e ka improvizuar të duket si i ulur mbi varrin e pejgamberit në Mekë, Baton Haxhiu e krijon ‘njeriun e ri’, krijon ‘ministra’, ‘maron’ intelektual, e i vendos politikat shtetërore të Shqipërisë, njeriun që në Kosovë s’e merr kush seriozisht për kurrgjë hiç, përveç për spiunazh.
Spiunët e Serbisë dhe mbetjet e Sorosit që kanë dështuar me marrë në dorë Kosovën, po bëjnë ‘kërdi’ në Shqipëri.
Nëse asnjë vlerë nuk e kanë pas kurrë Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, mjafton që mbeturinave të Serbisë e të Sorosit nuk u kanë lënë vend, thjesht spiunët i kanë shfrytrëzuar për spiunazh e jo si Edi Rama që shkon e ‘dashurohet’ në ta.
Edi Ramës i pëlqejnë biondinët, e kuptoj se edhe mua gjithmonë më kanë pëlqyer më shumë biondët.
A mundesh me marrë me mend ti sa ultë ka ra Shqipëria, kur Baton Haxhiu i drejtohet si qenit presidentit të Shqipërisë, një të dytën i thotë ‘Ilir’, ngoje ti Batonin.
Thuajse e ka grua e jo president.
Batoni luan rolin e mafijashit me alltija të huja.
Ndërhynë privatisht në qeverinë e Shqipërisë dhe e trajton Presidentin Ilir Meta si kryetar të OJQ-së e jo si kryetar të shtetit, se Shqipëria nuk i duket shtet, po i duket si ‘grup mafioz’.
Plus Iliri ma i ri se Batoni, s’e merr seriozisht.
S’e njoh Cakën, as s’kam dëgjuar kurrë për të derisa iu përmend emri për ministër, pastaj e ngova pak në debat te Batoni dhe e pashë që e kish humb rrugën në terminologji, ish aq i ngarkuar me gramatikë sa kujton si ata ‘intelektualët’ e moçëm se sa më i pakuptuar që je aq më shumë të respektojnë.
Sofizma të lodhshme si ky i tipit ‘operacion linguistik’, demek puna e kufirit mes Kosovës e Serbisë nuk është ‘semantikë’, nuk është gramatikë, por është ‘daha-përnime’.
Ky është për ndarje të Kosovës, plus mjafton kush e do atë për ta kuptuar kush është ai.
Dikë që e do Baton Haxhiu e Edi Rama, nuk i ka punët mirë. Këta i duan vetëm ata që mund t’i shkelin dhe t’i përdorin.
Por janë edhe pak do veta që u tutën këta, e s’guxojnë as emrat me ua përmend.
Edi Rama s’ia del të përmbahet kur ia refuzojnë dikë që e adhuron, e shihni si u çmend për Cakën, sepse kjo i ndodh rrallë, aq rrallë i pëlqen dikush sa mërzitet shumë kur nuk i shkon zari, dhe edhe në këtë pikë e kuptoj se edhe mua më ndodh shukë rrallë me m’pëlqy dikush), veç Batoni din me kajt si çikat, din edhe m’u hakmerr por tutët. Mban ymyd që del dikush që hakmerret për të.
Plus Batoni e ka kompleksin e moshës dhe të kohës, prandaj i ngutet për gjithçka, e zbulon gramatika e tij e varfër kur thotë ‘Ilir, ngutu’.
Sipas Batonit m’i refuzu propozimin e Batonit për ministër të Jashtëm të Shqipërisë është gabim historik, q’aq ka lu’ ky.
Batoni ka kujtuar se duke e pasur njeriun e tij ministër të Jashtëm të Shqipërisë, e ndajnë Kosovën si gjaja e gjallë, plus nuk i mbetet faji Edi Ramës, po i mbetet faji ministrit nga Kosova, të cilin Kosova nuk e njeh m’i pa në rrugë.
Goditje të ulta, nivel tepër i varfër i imagjinatës, sikurse ka vepruar edhe me Besa Shahinin, mbesën e Ibush Kllokoqit (i angazhuar në sigurimin shtetëror serb për t’i torturuat të burgosurit politikë shqiptarë, si Adem Demaçin, për shembull).
Mendja e Edi Ramës iu vjen keq studentëve të Shqipërisë prej ministres nga Kosova e i ndalin protestat e zullumin ndaj tij.
Po ku gjen ti në ditë të sotit keqardhje!
Po, ndoshta edhe ju kish ardhur keq studentëve shqiptarë prej ministres nga Kosova me pas qenë ajo Saranda Bogujevci apo Besarta Jashari.
Por, prej Besa Shahinit, mos t’ju vjen keq hiç pse është e Kosovës, se nuk është e Kosovës, është e Sorosit, i cili po ashtu ka dështuar ta marrë Kosovën në dorë e të vendosë kush të bëhet ministër, siç vendos në OJQ-Shqipëria e Edi Ramës.
Se harrova, Batonit krejt i duken të vjetër, përveç meje! Batoni më pat refuzuar me shkru komente politike në ‘Gazetën Express’, me idenë se isha ‘shumë e re për politikë’ i ka pas thënë ‘njanit’ veç nëse don ajo çika me shkru për filma e për rubrikën e kulturës…me pas qenë djalë biond jam qind për qind e sigurt se nuk kisha me qenë aq e re, plus e kisha pasitë për paragjykim dhe diskriminim për shkak të moshës.
Nuk e kuptuam se çfarë bukurie ‘fizike, shpirtërore ose mendore’ sheh Edi Rama te Batoni, që qe sa vjet tranohet pas tij, e nuk e ka ndërru me asnjë më të mirë, por si duket 50% i
ka ra niveli i dashnisë për të, po del se Batoni u shfrytëzu ma në fund edhe nga Edi Rama, i cili në këtë rast patjetër del njëfarë pseudo-fituesi, sepse i bie që Edi Rama po mundohet me na afruar neve shqiptarëve, por s’po e lë Iliri, i cili i merr vendimet natën në shtrat, qaq Kim Kardashian është Monika.
Gjynah, as Batoni nuk e ka lehtë, se u rritë tuj e këqyr babën e vetë tuj shku para lindjes dhe mbas perëndimit të diellit në policinë serbe me librat e shkrimtarëve shqiptarë e sidomos ‘Bregun e pikëllimit’ nën sqetull, për m’i analizuar ‘policia serbe e shpirtit’.
P.S. Ndoshta edhe po shkruaj me inat, ndoshta s’po mundem me ndal veten, por fati është fat, kur s’e don s’e don…e dikur s’ta ndin më flet e shkruan krejt çka di.
– Kur në ,nëntor 2018 shkova në stacionin policor në Tiranë m’u interesu për procedurat për m’u ba shtetase e Shqipërisë, hasa në do milice me bisteka, musteqoke t’papame, arrogante që kurrësesi s’dojshin me më kuptu, por mbas një lufte të madhe në fund lëshuan pe dhe ma printuan një letër me kushtet për shtetësi.
Inati i madh m’ka lënë mbrapa, si dola në oborr të stacionit të policisë, e shqeva atë shit letre dhe e hodha në kantën e mbeturinave të policisë.
– Pastaj, fati im shkon edhe më larg:
Në vend se me më thirrë Edi psika mu, ai e thirrë Besa Shahinin, e mua çohet i teket e më thirrë në telefon Rexhep Shahin për me më tregu se kam mbledh miliona gazeta dhe se i pëlqejnë shumë shkrimet e mia, anipse shkruaj kundër Enver Hoxhajt, dhëndrit të tij.
Gruaja e Enver Hoxhajt është doktoreshë e gazetarisë në UP, por me shkru s’din.
Këta janë ato karikaturat që janë ulur mbi varret e të parëve tanë; mbi varret e patriotëve; mbi varret e dëshmorëve dhe mbi varret e viktimave të tyre; i pëshurrin, i mohojnë, i vrasin për së vrari e ua lëkundin eshnat, kurse ne ‘ne s’kemi forcë, as s’kemi vullnet t’u hakmerremi’.
Askush s’jeton mbi tre ditë pa vullnet për jetë, përveç ne shqiptarët!





Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Karadakliu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. …po pse je ( ti motër) kaq e guximshme sa edhe e qiltër në atë çka nxjerr nga zemra dhe shkruan në letër, po aqë edhe realiste sa edhe moraliste edhpse jo (kurr) feministe, thuase ke benzinë nga barku e nxjerr flakë nga goja… kështu nuk kam hasur ndonjë shkrim prej gazetarjeje..! Kështu flet, vetëm frymori(njeriu) kur del para gjykatores dhe e ndjen vehten pa kurrfar faji mbi krimin që ia kan ndajmbathur dhe se për atë krim-vepre, ai është si lulja sterile dhe dëshëron të shfryhet për t‘rrëfyer të vërtetën dhe se vetëm të vërtetën – ta vulos atë me atë çka ndjen zemra e thotë gjuha! Dhe kështu, duhet të jetë (motër) dhe them kurdohera: për komb e atëdhe nuk ka ndrresa për ne, na bënë bashkë krah e fe deri sa t‘jem gjallë besë e be! Sa janë të sakëta, këto që lanson në esencë të këtij shkrimi, të lumt si bijë e saktësisë, por që mjeshtria (edhe e gazetarit dhe gazetares) kurdoherë, duhet t‘i shërbej të vërtetës dhe vetëm të vërtetës e jo kurr pasaktësisë, hipokrizisë dhe kuletës, e aqë më pakë prokurores e prokurorisë..!Kjo është si në drejtësi: e drejta vonohet, por kurr nuk verbohet!
    Kur ajo (e drejta) vie, është si syri pranverës kur gëzon çdo gjallesë. Koha zbulon të vërtetën: pranvera zbulon sythat e lules. Të presim kohën-natyrë, ajo koha e bënë të vehten, secilin vendos sipas meritës (në vendin e vet)!
    Kurr mos lakmo,as edhe pak të derdhet qumshti pas vlimit! Çdo gjë sipas masës dhe kutit! Ishallah na vie edhe neve (shqipëtarëve) koha ndonjëherë (si gjermanve) që edhe për 700.-€ të ndjehemi (moralisht) përgjegjës e të japin dorëheqje nga posti më i lartë shtetëror! Këtë nuk e besoj, as atëherë!

    Përgjigju ↓