Kosova

Veseli: Rusia po shkon drejt njohjes së Republikës së Kosovës

11:35 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se viti 2019 do të jetë vit i suksesit të Kosovës, vit i arritjeve në aspektin politik, diplomatik, ekonomik dhe vit i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.




Veseli ka komentuar edhe vizitën e Vladimir Putinit në Serbi, për të cilën tha se duhet marr si diçka pozitive.

“Ne jemi me Amerikën…Fqinji jonë po pretendon me kanë mirë me partnerët tanë por po i hap dyer  Rusisë. Pas takimit të Putinit me Thaçin, Putini të njëjtin mesazh e ka dhënë në Serbi. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Për ata e fillova që Kosova do të jetë në OKB në vitin 2019 po shpresojmë shumë dhe jemi duke punuar për atë…”, tha Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka folur edhe për taksën, duke thënë se taksa 100 përqind i ka bërë mirë Serbisë dhe është reaksion ndaj agresivitetit dhe mos respektimit të Kosovës.

“Vendimi i yni nuk është orientuar ndaj ndonjë komuniteti etnik… Gjithë jetën time politike ka veç një partner dhe ky është SHBA… Nuk do ta dëmtojmë partneritetin me SHBA-të dhe se nuk do të lejojmë dikush ta dëmtojë… Qëndrimet e ambasadorit amerikan janë mesazhe që i marrim shumë seriozisht… Partneriteti me SHBA-të do të jetë përjetshëm..”, tha Veseli.

Ai shtoi se SHBA-të nuk kanë kërkuar heqjen e taksës, por sipas tij, kërkesa e tyre ka të bëjë me dhënien e një mundësie për dialogun me Serbinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.