Kosova

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të fituar vizat”

09:11 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët. “Tani topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin”, ka thënë ajo




Ajo tha  ka thënë se Kosovës, nuk do t’i vihen kushte të reja për liberalizimin e vizave, pasi siç thotë ajo tanimë të gjitha kushtet e parakushtet, janë plotësuar.

E gjitha thotë ajo, tani mbetet tek shtetet anëtare për të marrë vendimin.

“ Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tani topi është në oborrin e shteteve anëtare per të marrë vendimin.

Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket cështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova duke folur për rtv 21.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.