Kosova

Merkel ia thotë në sy Vuçiçit: Nuk lejojmë asnjë ndryshim kufijsh

21:44 - 24.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kancelarja Angela Merkel është shprehur se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin. Deklarata e Merkel është bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Davos të Zvicrës.




Kancelarja gjermane mes të tjerash ka qartësuar se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

Po ashtu, Merkel i ka kujtuar Vuçiçit pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm.

“Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane” mësohet t’i ketë thënë Merkel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.