AKTUALITET

Historia e Alfredit, nga jetimorja drejt suksesit: Kisha frikë se …

15:27 - 01.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e një 28-vjeçari i rritur pa kujdes prindëror është trajtuar në  emisionin online “Fol me psikologen”. Alfred Muharemi u rrit në institucionet e përkujdesjes fillimisht në jetimoren e Shkodrës e më pas në fshatin Sos. Rrëfimin e tij përballë psikologes Ervisa Lula e nis me fëmijërinë, me momentet e vështira, por dhe me kujtimet e bukura me motrat dhe vëllezërit ashtu sikurse i quan ata me të cilët është rritur. Sosi për të ishte një familje e madhe, megjithatë jo gjithcka ecte vaj. Institucioni na mbushte nevojat bazike kujton ai, por s’na  mbushte dot nevojën për të thënë nënë edhe babë me gjithë shpirt. A më duan vërtet këta njerëz apo një ditë do më nxjerrin jashtë? Pse ndodhem këtu? Cilët janë prindërit e mi? Kaq i padëshiruar kam qënë për familjen të cilët më kanë braktisur këtu në institucion?”




Image11 Image10 Image9 Image8 Image5 Image4 Image12
<
>

Këto janë disa nga pyetjet që Alfredi i bënte vetes kur ishte fëmijë. Teksa kujton vitet e para të fëmijërisë në jetimoren e Shkodrës ai thotë se stafi i atij institucioni ushtronte dhunë verbale dhe fizike. Në Sos gjithçka ndryshoi për mirë, madje nëna kujdestare për të do të mbetet përherë nëna e tij e vërtetë me të cilën takohet gjithmonë dhe kërkon këshillat e saj. Sot ai ka ndërtuar jetën e tij,  punon në bankë dhe kontribuon me nisma të ndryshme  për fëmijët e mbetur pa prindër. Ja si i kujton Alfredi hapat e parë drejt suksesit: “Kam filluar punë në moshën 15 vjeçare si kamarier. Nuk kisha mundësi dhe kohë të dorëzohesha, duhet t’ia dilja me çdo kusht. Ka patur raste kur në gjimnaz më zinte gjumi në klasë, por s’mund të dorëzohesha”.

Psikoterapistja Brunketa Zoto e cila ka punuar prej vitesh në institucionet e përkujdesjes ka folur mbi problematikat e këtyre fëmijëve që rriten në institucion. Ajo thotë se nuk kanë një atashim të sigurt, nuk kanë marrë dashurinë e prindërve që i kanë sjellë në jetë dhe kjo është ajo që i dëmton më shumë, shpesh për këtë arsye nuk zhvillohen dot me kapacitetin e  plotë. Sipas saj birësimi është alternativa më e mirë, madje më optimalja do të ishte përpara moshës 16 muajshe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.