SPORT

UEFA ndëshkon Ramosin, 2 ndeshje jashtë Champions-it

13:53 - 01.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serxho Ramos pezullohet me dy ndeshje nga ana e UEFA-s. Ky dënim vjen pasi mbrojtësi u ndëshkua me vullnet të plotë me karton të verdhë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ajaksit. Duke parë edhe rezultatin në favor të skuadrës së tij, Ramos provokoi ndëshkimin me të verdhë në fundin e lojës, ndërsa në këtë mënyrë mund të zeronte numrin e kartonëve për fazën vendimtare të kompeticionit. Por duket se spanjolli i ka bërë llogaritë gabim, kur në një intervistë pas ndeshjes e pranoi se e kishte provokuar faullin në mënyrë të qëllimshme për t’u ndëshkuar.




Menjëherë pas deklaratës së Ramos, çështja kaloi për hetim në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ndërsa vendimi që do të dalë zyrtarisht sonte, është publikuar më parë nga mediat spanjolle. Ato  mësuan se mbrojtësi do të përballet me një skualifikim prej dy ndeshjesh, teksa do të mungojë në sfidën e kthimit ndaj Ajaks dhe në ndeshjen e parë në raundin tjetër, gjithnjë nëse Reali arrin të kualifikohet. Megjithatë, situata për Ramos mund të kishte shkuar edhe më keq pasi 4 prej 9 anëtarëve të Komisionit kërkuan një pezullim prej 3 ndeshjesh për 32-vjeçarin. Sakaq, klubi i Realit do të apelojë vendimin, ndërsa shpreson ta ketë të gatshëm mbrojtësin për raundin tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.