Jeta ime

Pandeli Majko kryeministër i qeverisë teknike? Vjen reagimi i tij i parë

13:47 - 18.03.19 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Pandeli Majko është emri i lakuar nga opozita si një kryeministër i pranueshëm për qeverinë tranzitore. Por duket se vetë ministri i Diasporës ka zgjedhur tja lërë zgjidhjen ndërkombëtarëve.  Majko ka folur për krizën e thellë në median maqedonase “Almakos”, duke thënë se do ketë ndërmjetësime dhe se do jenë ndërkombëtarët ata të cilët do imponojnë zgjidhjen përfundimtare. “Shqetësimi im është se do vijnë ndërkombëtarët e do na thonë: Do bëni kështu dhe kaq”, u shpreh Majko.




“Politika në të gjithë shtrirjen e saj është në marrëdhënie me ëndrën për të ardhmen. Në momentin që ti e humbet atë, atëherë ti je i vjetër në politikë dhe ka ardhur koha të ikësh. Ajo që po ndodh aktualisht në politikën shqiptarë është mbyllja e një cikli të brezit që hyri në politikë në vitet ’90 dhe sidomos e atij brezi që filloi nga 2005 e në vazhdim. Kjo sigurisht është një marrëdhënie delikate, të cilën në duhet të gjejmë mënyra për ta zgjidhur”, tha midis të tjerash ministri i Ramës në intervistë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.