SPORT

Alarm në Kombëtare, Sadiku ndërpret seancën stërvitore

15:00 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk nisi në mënyrën më të mirë, por grumbullimi i kombëtares së Shqipërisë në prag të dy sfidave të para në eliminatoret e Euro 2020 kundër Turqisë dhe Andorrës rrezikon të kthehet në një makth të vërtetë. Armado Sadiku alarmon skuadrën kuqezi dhe shton dhimbjen e kokës për trajnerin Kristian Panuçin. Sulmuesi ka lënë përgjysmë seancën stërvitore për shkak të një problem muskulor.




I kthyer pas një dëmtimi të gjatë, Sadiku shihej si një zgjidhje për repartin ofensiv, por aktivizimi i tij në sfidën e së premtes është në dyshim. Priten teste të tjera për të mësuar shkallën e problemit fizik. Sulmuesi nisi seancën stërvitore me ushtrimet e nxehjes si dhe bëri disa vrapime rreth fushës, por më pas u tërhoq nga pjesa tjetër e skuadrës që vijoi normalisht përgatitjet.

Mungesa e Sadikut do të ishte një goditje e madhe për kombëtaren shqiptare, pasi Panuçit I mbetet vetëm Bekim Balaj si alternativë në vijën e parë të sulmit. Por edhe futbollisti shkodran nuk është në formën e tij më të mirë. Senaca stërvitore e së mërkurës u zhvillua me dyer të mbyllura. Për 70 minuta Panuçi vuri në jetë programin e tij, duke bërë edhe disa prova për formacionin me disa ndeshje brenda grupit. Gjithsesi, një ide mbi skuadrën që do të zbresë në fushë nga minuta e parë në sfidën kundër Turqisë, tekniku mund ta krijojë vetëm në seancën e fundit, pasi të mësojë nëse do të ketë apo jo në dispozicion edhe Armando Sadikun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.