AKTUALITET

Mbyti gruan, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Namik Velajn

14:20 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Burgim të përjetshëm”! Këtë ka kërkuar Prokuroria për Krime të Rënda për Namik Velajn, i cili mbyti bashkëshorten e tij rreth dy vite më parë.




Ndërkohë, për mjekun, Ilir Tanku, u kërkua 3 vite burg dhe 2 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e tij.

Kujtojmë se vrasja ka ndodhur në janar të 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të 2018, pasi vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale, version i konfirmuar edhe nga mjeku Ilir Tanku, i cili është marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë, kanë qenë familjarët e viktimës që kanë dyshuar për vdekjen e të ndjerës dhe kanë bërë denoncim në polici, pas 1 viti hetime, rezultoi se Namik Velaj, e kishte mbytur me duar bashkëshorten dhe rreth qafës, kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.

NGJARJA

Në janar të vitit 2017, Namik Velaj është konfliktuar me bashkëshorten e tij, Vreke Velajn në banesën e tyre në Patos dhe e ka keqtrajtuar atë duke e mbytur dhe thyer krahun. Pas vrasjes, ai menjëherë ka nisur të thurë planin për zhdukjen e provave. Ai ka thirrur një mjek të Qendrës Shëndetësore të Patosit, shtetasin Ilir Tanku.

Ky i fundit, për arsye që ende nuk dihen ka fshehur ngjarjen, duke bërë të ditur se 74-vjeçarja vdiq nga hipertensioni.

Në këto kushte 75-vjeçari me gjakftohtësi e veshi gruan me rrobat e saj më të mira dhe i mbuloi qafen me një shall, që ajo e ruante si kujtim nga vajza që nuk jetonte më.

Namiku u ka kërkuar të afërmëve që të mos e preknin. Mirëpo, kunatat e Verke Velajt kanë konstatuar hematoma të zeza poshtë shallit, duke ngritur hije dyshimi për vdekjen e saj.

Vdekja nga hipertensioni duket se nuk është besuar shumë, ndaj dhe e kanë denoncuar rastin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në hetimet e kryesuara nga prokurori Besnik Muçi zbuloi se Namiku më 3 janar e mbyti gruan me litar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.