AKTUALITET

Tronditet Durrësi, shpërthim eksplozivi në oborrin e një banese

15:14 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Durrësi është tronditur nga shpërthimi i një tritoli. Nga sa mësohet, në oborrin e një banese në Durrës është hedhur eksploziv.




Persona të paidentifikuar kanë hedhur tritol në oborrin e banesës së 54-vjeçarit që jeton vetëm me gruan, pasi fëmijët i kanë në emigrim.

Mesohet se lënda plasëse ka shpërthyer në shtëpinë e 54-vjeçarit, me iniciale Q.H., në lagjen 17 të Durrësit.

Bëhet me dije se nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale.

Ende nuk ka një pistë të caktuar për ndonjë konflikt të familjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.