Tech

WhatsApp vjen me dy risi

13:01 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shfletuesi i integruar nuk ka për të bërë shumë për të luftuar lajmet e rreme edhe pse është një funksion që i ka munguar prej kohësh WhatsApp.




Ekipi i WhatsApp pranë Facebook do të vazhdojë përpjekjet për të luftuar përmbajtjet e rreme. Sipas WABetaInfo një versioni i ri beta i një prej aplikacioneve më popullore në botë të komunikimit vjen me një shfletues të integruar dhe me një funksion i cili kërkon burimin e imazheve që shpërndahen në platformë.

Shfletuesi i integruar nuk ka për të bërë shumë për të luftuar lajmet e rreme edhe pse është një funksion që i ka munguar prej kohësh ËhatsApp.

Për këtë rast WhatsApp nuk lejon njerëzit të bëjnë screenshot ose regjistrime video duke përdorur shfletuesin e integruar të aplikacionit.

Mbase funksioni më i dobishëm, sidomos në rastin e përhapjes së fotove virale, është ai për të kërkuar burimin e imazheve në Google.

Përdoruesit mund të selektojnë në imazh, ta ngarkojnë në Google dhe të shohin se ku tjetër është shfaqur i njëjti imazh.
WhatsApp tashmë ka filluar të etiketojë imazhet e përcjellura e madje të vendosë edhe kufij sesa herë një mesazh mund të përcillet pas spekulimeve se platforma po përdoret nga trafikanët e fëmijëve.

Gjithashtu kompania është duke shpërblyer hulumtuesit të cilët studiojnë përhapjen e dezinformimit në aplikacion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.