Fol me Psikologen

“Familja më gjeti burrë të më prishte mendjen”, rrëfimi i rrallë i një murgeshe

19:03 - 01.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në programin online “Fol me psikologen”, përballë psikologes Ervisa Lula ka qënë këtë herë një murgeshë. Motër Mira Koleci prej më shumë se 20 vitesh i shërben Zotit. Në një rrëfim të pazakontë ajo sjell detaje të rëndësishme të jetës së saj. Në fëmijëri kujton se kishte pasion gjimnastikën, e teksa ia ka shprehur të atit këtë dëshirë, ai ka kundështuar dhe i ka sugjeruar të gjente një profesion tjetër për të ardhmen e saj. Kënga dhe kërcimi kanë qënë pasionet e tjera dhe nuk mungonte në asnjë dasmë të fshatit së bashku me motrat e saj. Në moshën 17 vjeçare ishte thirrja e parë për tu bërë murgeshë. Pjesë e një familje të madhe në Fishtë të Lezhës, e vetmja alternativë e dhënë nga prindërit ishte martesa. Ja si i kujton ajo momentet e para të këtij vendimi dhe reagimet e familjarëve, të cilët u përpoqën me çdo formë t’i kthenin mendjen e t’i gjenin burrë.




EMISIONI.00_28_33_04.Still008 EMISIONI.00_26_00_11.Still007 EMISIONI.00_16_06_13.Still006 EMISIONI.00_15_27_15.Still005 EMISIONI.00_14_52_03.Still004 EMISIONI.00_14_03_12.Still003 EMISIONI.00_13_36_24.Still002 EMISIONI.00_05_24_02.Still001
<
>

Çfarë ndodhi në familje kur iu the atyre që kishe vendosur të bëheshe murgeshë?

Nga njëra anë është kënaqësi, nga ana tjetër them që nuk është e lehtë sepse rikthehem dhe rikujtoj edhe një herë ato momente. Një luftë e brendshme dhe e jashtme me të gjithë, askush nuk donte. Prindërit kërkonin ndihmë tek shoqet dhe shokët e mi që të flisnin me mua dhe të ndryshoja mendje. Sipas tyre unë isha çmendur.

Shpesh është përballur edhe me pyetje të sikletshme. A ke pasur të dashur? A e ke dhënë puthjen e parë? A ke ndjerë ndonjëherë për ndonjë djalë? Motër Mira duke buzëqeshur ka një përgjigje edhe për to. Ja çfarë thotë ajo:

“Kur isha në shkollë të mesme, kam patur persona që më kanë ardhur mbrapa, më kanë propozuar, kanë ardhur tek shtëpia për të kërkuar dorën sipas riteve që ishin atëherë…”

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.