AKTUALITET

Tapi për 200 familje, ja kush përfiton truallin

20:00 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria miratoi kalimin e të drejtën mbi pronësinë për parcelat ndërtimore ku janë ndërtuar objekte pa leje. Agjencia Shtetërore e Kadastrës publikon listën me 200 pronarë që marrin certifikatën e pronësisë. Përfitusit janë në Elbasan, Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. ‘Gazeta Shqiptare’ publikon listën e plotë me përfituesit në të gjithë vendin.




Vendimi
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e fundit miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë, në favor të subjekteve përfituese, për 200 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara, që preken prej tyre, sipas shtojcës që i bashkëlidhet këtij vendimi. Sipas ligjit në fuqi nuk mund të legalizohet më shumë se 3-fishi i bazës së objektit të ndërtuar pa leje. Në rast se një person ka ndërtuar 50m2 do të marrësh 150 metra dhe kjo logjikë do të ndiqet për të gjitha ndërtimet. Objektet tregtare që kanë bërë ndërtime p.sh., 500 metra do të marrin 1500 metra, por do ta paguajnë me çmim tregu. Ndërsa për llogaritjen e vlerës së parcelës është marrë gjysma e vlerës së tregut.

Kalimi i pronësisë
Në vendimin e Këshillit të Ministrave përcaktohet që kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Në rastin e ndërtimeve me funksion banimi, si rregull sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë duhet të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por në çdo rast jo më e madhe se 500 (pesëqind) m². Për ndërtimet pa leje me funksion social-ekonomik zbatohet vetëm kriteri i trefishit të sipërfaqes së bazës së ndërtimit. Kur për shkak të përmasave ose konfiguracionit të parcelës ndërtimore krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, ato i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.