Kryesore

Sherri me Salianjin/ Ralf Gjoni: S’pati dhunë, moment i pakëndshëm

14:10 - 19.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme Ralf Gjoni dhe Ervin Salianji u konfliktuan në emisionin “Open”. Por duket se tension ka pasur edhe jashtë kamerave. Mediat sot raportuan se pas emisionit, mes deputetit të LSI dhe ish-deputetit të PD ka patur edhe një konfrontim fizik. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, ai u shpreh se mes tij dhe Salianjit nuk ka patur asnjë konfrontim fizik, por vetëm një mori fyerjesh që i janë adresuar atij. “Nuk kam asnjë koment për atë që është raportuar nëpër disa portale gjatë ditës së sotme sepse nuk është e vërtetë që ka patur ndonjë goditje apo përplasje fizike mes ndokujt.




Ka patur thjesht një moment të pakëndshëm fjalësh dhe mori fyerjesh që vazhduan të derdhen kundrejt meje, si gjatë emisionit ashtu edhe jashtë tij. Formati i emisionit me të ftuar nga platforma e rrugës nuk ka qenë i dakortësuar me mua dhe as i denjë për atë që unë përfaqësoj, dhe të them të drejten ndjej keqardhje për mënyrën sesi ‘muskujt’ e rrugës gjejnë hapësirë ende në tregun mediatik shqiptar. Por e kuptoj që angazhimi ynë cilësor në parlament i bën disa njerëz nervozë e të dhunshëm dhe kjo nuk më shqetëson aspak, përkundrazi me inkurajon që betejën tonë ta vazhdojmë në interes të ndryshimit të sistemit zgjedhor në Kuvend”, u shpreh Gjoni për Gazeta Shqiptare. Ndërkaq mëngjesin e sotëm ai reagoi edhe nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ndër të tjera theksonte se idetë janë në Parlament dhe muskujt në rrugë.

Statusi i Ralf Gjonit

Çdo ditë që kalon po ma forcon bindjen se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve. Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një kastë të re e të pastër politike që e do këtë vend. Shqiptarët kanë nevojë dhe kërkojnë një projekt të pavarur politik bazuar mbi ide, vizion dhe angazhim konkret për t’i dhënë zgjidhje problemeve reale të tyre. Kjo vjen vetëm përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor e përfaqësimit dinjitoz, dhe ne këtë axhendë të panegociueshme do shtyjmë në parlament!


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Krist Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk i njoh nga afer,asnjerin .Por te dy,kane dale shpesh neper media,bile edhe direkt ne publik.Nga keto paraqitje,secili mund te krijoje nje ide te plote per te dy personazhe.Saliani,me i njohur nga publiku,eshte shume i qarte,ne idete ,apo problemet qe diskuton,i sakte,nuk le dykuptime,eshte troc,trim,i hapur dhe nga kjo,ka krijuar idene se sulmohet shume.Po,eshte sulmuar sepse eshte “i dukshem”.Asnje urith nuk sulmohet.Ka punuar shume per te diskretituar,mashtruesit,per te treguar krimin dhe kriminelet,drogen dhe trafikantet,di dhe makinacionet e mashtrimet konspirative dhe te gjitha i ka treguar dhe denoncuar me fakte dhe prova.Ndersa tjetri,Ralfi-ne ato pak raste qe eshte paraqitur,ka treguar nje mendjemadhesi te pa arsyeshme,perdor fjale pompoze por nuk thote asgje,eshte thjesht nje “SKUTH”,i trashe dhe i demaskuar.

    Përgjigju ↓