Aktualitet

Video/ Djaloshi autik diagnostikohet me kancer, nëna e tij ka një mesazh për të gjithë prindërit

19:30 - 29.04.19 gsh.al

Brixhida Muça e ftuar në studion e “Fol me psikologen” nga Ervisa Lula ka rrëfyer historinë e dhimbshme të të birit autik i cili në vitin 2010 është diagnostikuar me kancer. Lufta për jetën nisi vetëm 6 orë pas lindjes së Muenisit. Ajo ka ndarë disa situata me të cilat i është dashur të përballet:



“Çfarë nënë je ti? Ku di ti se çfarë është më e mira?” Këto janë fjalët e një gruaje që jo vetëm e kanë lënduar, por që janë të ruajtura fort në kujtesën e saj.

Brixhida Muça tregon pasionin e Muenisit për vizatimin, ai ka bërë disa vizatime dhe së shpejti do të hapet edhe një ekspozitë me punimet e tij. Vitin që vjen do ta regjistrojnë atë në liceun artistik.

Për të gjithë prindërit që kanë fëmijë me autizëm ajo thotë:

“Çdo prind do të bënte mirë ta pranonte, pranimi të hap rrugën, të hap mendjen dhe zemrën për të gjykuar e për të vazhduar siç duhet. Mos i izoloni fëmijët tuaj, ata nuk janë turp, mos t’u vijë turp nga opinioni, ata fëmijë janë një dhembshuri e madhe.”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.