Fol me Psikologen

Video/ “Të përvëlonte shpirtin”, nëna e 15-vjeçarit autik rrëfen luftën e tij me kancerin

14:22 - 29.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e Muenis Mashës, djaloshit 15-vjeçar me autizëm është trajtuar në studion e emisionit online “Fol me psikologen”. Pas konstatimit të mungesës së dëgjimit, pas diagnostikimit në moshën 2-vjeçare me autizëm, në vitin 2010 djaloshi u diagnostikua me tumor në tru. Kjo diagnozë ishte goditja më e rëndë për familjen e tij. Nëna e Muenisit, Brixhida Muça ka rrëfyer momentet më të vështira që nga lindja e tij e deri më sot. Me një forcë të jashtëzakonshme ndryshe nga çdo grua tjetër ka vendosur të lërë lotët e dhimbjet mënjanë dhe të luftojë për të birin. Ja si shprehet  ajo:




autore-04101829-910-d4bed9b66ecc.00_30_08_03.Still008 autore-04101829-910-d4bed9b66ecc.00_11_19_07.Still007 autore-04101829-910-d4bed9b66ecc.00_08_51_14.Still005 autore-04101829-910-d4bed9b66ecc.00_08_00_08.Still004 autore-04101829-910-d4bed9b66ecc.00_07_52_20.Still003 autore-04101829-910-d4bed9b66ecc.00_07_37_14.Still002
<
>

“Nga emocionet që i kisha ushqyer vetes 9 muaj rresht, u përballa me të kundërtën e tyre. Falë besimit, sepse nuk kisha eksperiencë, besimi ishte arma ime më e fortë që më bëri të administroja emocione aq të dhimbshme që të përvëlonin shpirtin.”

Rrugëtimi me Muenisin është shumë i gjatë, nisi në maternitet. Kur ishte 6 muajsh mësuan se ai kishte probleme me dëgjimin.

“Si do komunikojmë? Si do më thotë mami? A do më thotë mami ndonjëherë?” Këto ishin disa nga pyetjet që Muça thotë se i rrinin pa pushim në mendje.

Autorja e këtij programi, psikologia Ervisa Lula është ndalur edhe tek raporti mes terapistit dhe prindit të një fëmije autik. Përballë nënës së 15-vjeçarit ka vendosur terapisten e tij, psikologen Daniela Qato. Ajo ka folur mbi sjelljen, progresin  e Muenisit dhe marrëdhënien aq të rëndësishme mes saj dhe nënës së tij, marrëdhënie e cila si rrallëherë funksionon në mënyrë perfekte. Psikologia Qato ka shpjeguar edhe simptomat të cilat duhen patur në vemendjen e të gjithë prindërve dhe ka treguar se cili është momenti kur gjendja konsiderohet si një alarm që duhet të të çojë tek terapisti.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.