AKTUALITET

FMN: Të ndalohen propozimet e pakërkuara për të gjitha PPP-të

14:30 - 07.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fondi Monetar Ndërkombëtar përsëriti edhe njëherë apelin që të mos pranohen propozime të pakërkuara. Në përfundim të misionit në Shqipëri, FMN theksoi se projektet PPP janë një rrezik i shtuar për buxhetin e shtetit. Brenda datës 15 maj, kontratat e Partneritetit Publik-Privat për akset Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat do të shkojnë në parlament për miratim. Me këto vendime shqiptarëve u shtohen dhe 1.5 miliardë euro për të shlyer. Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të bëjë apel për të bërë kujdes me kontratat PPP.




“I nxisim autoritetet t’i përdorin ndryshimet e fundit në ligjin për PPP-të për t’i kufizuar risqet që lindin nga detyrimet e kushtëzuara të lidhura me to dhe për të siguruar administrim më të qëndrueshëm të investimeve publike. Kjo ka rëndësi për mbrojtjen e financave publike dhe për sigurimin e maksimizimit të vlerës. I mirëpresim shtesat dhe ndryshimet që synojnë përmirësimin e administrimit të risqeve të PPP-ve. Me marrjen përsipër të një roli të ri nga ana e MFE-së si filtër për PPP-të, duhet siguruar që kjo ministri të ketë kapacitetin për të vlerësuar risqet dhe kostot e këtyre projekteve, sidomos në fazën përpara studimit të leverdishmërisë”, – tha Jan Kees Martijn.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.