Kosova

Dikur s’kishe nevojë për vizë, nga Kosova në Francë mund të shkoje me tren

15:48 - 13.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një linjë treni nga Fushë-Kosova deri në Francë. Ky është realitet i vitit 1986, atëherë kur shqiptarët e Kosovës mund të shkonin me tren drejt Francës pa nevojën e asnjë vize.




Një biletë treni e vitit 1986 tregon ëndrrën e sotshme të shqiptarëve të Kosovës, të realizuar në shekullin e kaluar.

“Në verën e vitit 1986 Shemsi Krasniqi nxori një biletë treni për të udhëtuar nga Fushë-Kosova në Marseille (Marsejë, Francë). Para 33 viteve kanë qenë të mundshme ëndrra të tilla. Shkoje në Fushë-Kosovë, merrje biletën e trenit dhe niseshe për në Francë.

Vizë? Ah, jo, s’kishte nevojë për vizë. Në Marseille mund të blije bileta për Festivalin e Teatrove në Avignon. Shemsi Krasniqi, sot profesor sociologjie në UP, i ka ruajtur të gjitha biletat e vitit 1986.

Në vitin 2019 nuk mund të marrësh biletë treni nga Fushë-Kosova në Marseille. Njëherë duhet të presësh me muaj, me muaj, me muaj për një termin, pastaj për një vizë… Një padrejtësi e poshtër!”, shkruan gazetari kosovar Enver Robelli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.