SPORT

Pirlo: Juventus, nëse do Championsin, bli Izkon!

14:10 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Andrea Pirlo, edhe pse i larguar nga futbolli i luajtur, nuk rresht së ndjekuri atë dhe skuadrën ku mbylli karrierën në Itali, Juventusin. Emri i tij qarkullon në zyrat e klubit si një trajner që mund të drejtojë ekipin e 23-vjeçarëve. Pirlo ka folur për “Sky Sport” dhe ka dhënë një këshillë për Juventusin. “Për mendimin tim, Juventusit i duhet Izko që të fitojë Ligën e Kampionëve. Fjalët ishin të qarta, kam ekipin e së ardhmes në mendje, prej disa muajsh. Mesfusha është reparti që duhet të përmirësohet.




Ndihej një mungesë kualiteti në mesfushë, pasi ishte Ronaldo në sulm dhe nuk i shkonte topi. Mesfushorët janë të nevojshëm për të shkuar deri në fund në Champions”, kanë qenë fjalët e Pirlos. Mbetet tashmë të shihet nëse drejtuesit do t’i dëgjojnë fjalët ish-mesfushorit të skuadrës së tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.