Show-Bizz

Të huajt me gjak kuqezi, VIP-at e famshëm me origjinë shqiptare

18:20 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ne nuk kemi pak shqiptarë, të cilët me emrin e tyre kanë lartësuar Shqipërinë kudo në botë duke na bërë shumë krenarë me talentet e tyre. Por kemi dëgjuar edhe për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptari, por që kjo të ishte e vërtetë për të famshmen aktore Rita Wilson, s’do na i merrte mendja asnjëherë. Gjithashtu, edhe aktori hollivudian, Robert de Niro rrëfeu vetë në një nga festivalet e Sanremos se kishte prejardhje shqiptare. Por këta të dy nuk janë të vetmit. Në listën tonë që kemi përmbledhur për ju sot ka shumë e shumë të tjerë që janë ikona në artin e tyre dhe vlerësohen mbarëbotërisht. S’ka gjë më të bukur sesa të shohësh imazhin e një ylli Hollivudi, që të gjithë e adhurojnë, të pranojë pas kaq shumë kohësh origjinën e tij apo të saj shqiptare. Ndër shumë të padeklaruar po ju listojmë ata që kanë treguar se rrënjët i kanë të lidhura me gjakun shqiptar!




Robert De Niro, aktor
Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipërisë. De Niro, që pa frike mund të thuash se është aktori më i mirë në botë edhe në faqen zyrtare të Wikipedias, në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qenë shqiptar. Tani shqiptarët do t’i shikojnë me më shumë interes filmat e tij me siguri.

Ana Oxa – këngëtare, Itali
Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.

Sandra Bullock, aktore SHBA
Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

James Belushi – aktor, SHBA
Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.

Eliza Dushku – aktore, SHBA
Aktorja, e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.

Agim Kaba – aktor, SHBA
Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.

Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA
Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan.

Alan Shepard – kozmonaut
Ai u lind ne East Dery, New Hampshire të SHBA më 18 Nëntor 1923. Është me origjinë shqiptare. Shepardi në misionin Apollo 4 në janar-shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes në pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai vuri edhe flamurin shqiptar në Hënë.

Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada
Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.

James Biberi – aktor, SHBA
Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.

George Tenet, – ish-Drejtor i CIA-s
Ish-drejtori i CIA-s, që u bë i famshëm prej luftës në Irak, e ka deklaruar vetë në librin e tij autobiografik, se është me origjinë nga Himara.

Kebe (Kristine Elezaj) – këngëtare
E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane. Ajo është bërë mjaft e famshme në SHBA. Kristina lançoi këngën e parë “Let You know” pesë vite më parë e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj në 2015 doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.

William Gregory – astronaut, SHBA
William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhesit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të shekullit të kaluar.

Paul Walker
Mund të ju duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Edhe Paul Walker, artisti i njohur hollywood-ian që u nda nga jeta para disa kohësh është me origjinë shqiptare.

Claydee (Klejdi Llupa)
Claydee, ose ndryshe Klejdi Lupa, lindi në Tiranë në vitin 1985 dhe që në moshën katër vjeçare zhvendoset me familjen në Athinë. Klejdi është një nga këngëtarët e famshëm në Greqi dhe Europë.

Stanaj
I lindur në New York, SHBA, Stanaj nuk mund të themi se është i famshëm në ndonjë shtet specifik, por ai ka fansa të shumët në shumë shtete të Europës. Edhe pse i ri në moshë, ka rritur të depërtojë në industrinë e muzikës në SHBA.

Gashi
I lindur në Libi, ai jeton dhe punon në Nju Jork dhe është reper që synon famë ndërkombëtare.

Anastasia Soare
Anastasia Beverly Hills u krijua në 1997 nga Anastasia Soare, dhe salonin e parë të rëndësishëm e hapi në Beverly Hills. Që prej atëherë, kompania është rritur duke fituar famë të madhe për produktet e saj, sidomos ato të vetullave, dhe sot, ato shiten në mbi 25 vende. Por Soare qenka me origjinë shqiptare dhe këtë e rrëfeu grimierja, Vjosa Paçuku, gjatë emisionit të pasdites në ekranin e ‘Tv Klan’ me Rudina Magjistarin. Ajo tregoi sesi Anastasias, e ka marrë mënjanë kur Vjosa tregoi se nga vinte. “Kur e mori vesh që isha shqiptare më tërhoqi dhe më tha: ‘Më vjen mirë që je shqiptare sepse dhe unë jam gjysmë shqiptare. Mamaja ime është nga Elbasani”, u shpreh Paçuku. Ajo shtoi se Anastasia nuk ja tregon të gjithëve origjinën e saj, por vetëm njerëzve më të afërt. Në sallonin e saj, Vjosa ka pasur rastin të grimojë Paris Hilton, Snoop Dog dhe personazhe të tjerë të famshëm.

Agim Kaba shqiptar Alan Shepard shqiptar ana oxa shqiptare Anastasia Soare shqiptare Claydee shqiptar gashi shqiptar George Tenet shqiptar James Belushi shqiptare James Biberi shqiptar Joseph DioGuardi shqiptar Kristine Elezaj shqiptare Paul Walker shqiptar robert de niro shqiptar NY Special Screening of "Bird Box", New York, USA - 17 Dec 2018 Stanaj shqiptar
<
>

Rita Wilson, shqiptare, çame
Aktorja e njohur e Hollivudit, Rita Wilson ka bërë një dedikim mjaft prekës në Ditën e Nënës. Ajo publikoi një foto në ‘Instagram’, ku kishte dalë me të ëmën, për të treguar një histori frymëzuese të sakrificave që kishte bërë. Rita zbuloi për herë të parë se gjyshja e saj ka origjinë çame dhe është arratisur nga malet gjatë luftës. Ajo kujton momentet që kishte kaluar me të, shakatë që bënin apo ushqimin që i shijonte aq shumë nga dora e saj. “Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeçe dhe jetoi në fshatin e saj në kufij mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjatë luftës gjërat u bënë serioze, nëna e saj vendosi të arratisej nga fshati mes malit që ndanë dy shtetet. Nëna ime u detyrua ta bënte këtë gjë, të ecte mes natës nëpër mal, e rrezikuar nga momenti në moment që të vritej e të humbte çdo gjë. Çfarë kurajoje që kishte?! Njësoj si nëna ime. Ajo ishte e qeshur, e lezetshme na bënte të qeshnim me shakatë e saj. Kurrë s`mësoi të ngiste biçikletën apo të notonte, gatuante për ne, na lante rrobat, na donte neve. Thurte çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, një vezë e skuqur apo një sanduiç shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë”, shkruan Rita në dedikimin për gjyshen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.