AKTUALITET

Vodhën kamionin dhe u përplasën me policinë, në pranga njëri prej shqiptarëve

10:45 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë kanë vjedhur një kamion në Holandë, e më pas janë përplasur me policinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën A67, kur dy shqiptarët kanë vjedhur kamionin dhe kanë tentuar t’i shpëtojnë policisë.




Pasi autoritetet vunë re se diçka nuk shkonte me kamionin, i kërkuan shqiptarëve që të ndalonin për kontroll, por ata u larguan me shpejtësi.

Menjëherë oficerët janë vënë në ndjekje të tyre, teksa shqiptarët kanë ecur për një distancë dhe më pas kanë ndalur kamionin duke u përpjekur të largohen.

Policia ka qëlluar në ajër, për t’i paralajmëruar shqiptarët dhe kanë mundur të arrestojnë njërin prej tyre, teksa tjetri është larguar.

Sipas policisë, dyshohet se një makinë tjetër ishte e përfshirë në vjedhje. Në të ishin pesë persona, pjesë e një grupi të organizuar për vjedhje mallrash në Holandë.

Ky operacion vjen pasi ditët e fundit janë raportuar një disa vjedhje të kamionëve apo materialeve të tyre, teksa policia ka nisur hetimet nëse vjedhja e fundit ka lidhje me ngjarjet e mëparshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.