BOTA

Sulmi në xhamitë në Zelandën e Re, agresori akuzohet për terrorizëm

15:22 - 21.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autori i sulmit në xhami në qytetin Kristçërç në Zelandën e Re, u akuzua për terrorizëm.




Australiani Brenton Tarrant, i vetëdeklaruar supremacist i bardhë, u ngarkua më herët me 51 akuza për vrasje dhe 39 akuza për vrasje në tentativë.

Akuza për terrorizëm bart dënimin maksimal me burgim të përjetshëm. Policia tha përmes një deklarate se Tarrant u akuzua për “angazhim në një akt terrorist”.

Tarrant akuzohet për vrasjen e 51 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në dy xhami të Kristçërçit, më 15 mars. Kanë qenë këto të shtënat më vdekjeprurëse masive në Zelandën e Re.

Disa javë më vonë, Parlamenti i këtij vendi votoi për ndalimin e armëve gjysmë-automatike.

Tarrant, 28 vjeç, do të paraqitet në gjykatë në qershor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.