Show-Bizz

“E trajtonte si shërbëtore”, publikohet libri për sekretet e Kate dhe William

19:05 - 27.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mediat e huaja është komentuar gjatë marrëdhënia mes Princ William dhe Kate Middleton. Pas lajmeve se William e kishte tradhëtuar bashkëshorten me shoqen e saj të ngushtë, burime pranë tyre tregojnë se marrëdhënia është ftohur dhe se nuk ka më dashuri në martesën e tyre. Një tjetër detaj shokues po qarkullon në media. Shkrimtari Andrew Morton ka rrëfyer se Willaim në fillimet e lidhjes me Kate e injoronte atë dhe e trajtonte si një hiç dhe e trajtonte si një shërbëtore. Në librin që flet për historinë e tyre, thuhet se për këtë arsye ata janë ndarë në vitin 2007.




Megjithatë ata tashmë kanë 8 vite bashkë dhe janë prindër të 3 fëmijëve, por sipas Andrew marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë gjithmonë e qetë. Sipas librit “William and Catherine”, kur ata u ndanë në vitin 2007 shumë nga miqtë e tyre habitën me reagimin që bënë. Reagimi i shumicës prej tyre ka qenë: “Faleminderit zotit që kjo lidhje mbaroi”. Ata e kanë përshkruar William si të ftohtë dhe të rreptë dhe në shumicën e kohës e trajtonte Kate si shërbëtore dhe jo si të dashurën e tij./news31.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.