SHËNDET

Efektet e mrekullueshme të sherebelës në trupin e njeriut

19:30 - 27.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekët popullorë e lavdërojnë sherebelën, duke e konsideruar si një nga bimët më shëruese në botë duke e kategorizuar si një ndër ilaçet më të mira. Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) që nga lashtësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje. Shkenca moderne ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, e madje ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, por mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme te personat me diabet. Në kohët e fundit është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.




Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë te nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve. Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherebela. Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut. Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon te rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës. Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.