Kosova

“Bashkim Kosovë-Shqipëri”, Vuçiç: Do reagojmë ashpër

16:15 - 31.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas deklaratave të Hashim Thaçit, i cili ka folur për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.




“Jam absolutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në këtë dejtim. Ne do të reagojmë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, por të ashpër dhe të vendosur”, tha Vuçiç.

Presidenti serb vijon më tej duke u shprehur se përfaqësuesit eurpianë e kanë garantuar se kjo nuk do të ndodhë, por Vuçiç shprehet se deklartat janë arsye e mjaftueshme që ajo që është thënë nga Thaçi të ndodhë.

“Para tri ditësh iu kam thënë përfaqësuesve evropianë për këtë që po më pyesni (bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë) dhe ata më kanë thënë: Aleksandar, kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk do ta lejojmë kurrë”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Thaçi, tha se po krijohen rrethana të reja, të cilat, sipas tij, e ofrojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si zgjidhjen më të mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.