Kosova

Vuçiç: Kur pashë policinë në Veri, urdhërova ushtrinë të rrinte gati

12:22 - 31.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shqiptarët e Kosovës dhe ata që i sponsorizojnë kanë rrënuar besimin tonë. Nuk është problemi për një incident por për jetën dhe keqtrajtimin e 28 personave dhe për atë që ai la prapa. Është rrënuar besimi dhe çdo partneritet me botën perëndimore lidhur me çështjen e Kosovës”, ka thënë Vuçiç për televizionin Prva.




Duke folur për ditën kur Policia filloi aksionin në veri, Vuçiç tha se së pari kishte folur me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviç dhe menjëherë e kishte urdhëruar për vendosje të gjendjes së gatishmërisë së plotë luftarake të ushtrisë.

Duke komentuar pohimet e përfaqësuesit të KFOR-it se Beogradi zyrtar ka qenë i informuar për aksionin e Policisë së Kosovës, Vuçiç ka thënë se kjo është e vërtetë, duke shtuar se informatën e kishte marrë nga KFOR-i.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.