AKTUALITET

“Shqiptarët nga mali”, Kryeministrja serbe nuk do të lejohet të futet në Kosovë

08:50 - 02.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç  i cilësoi zyrtarët e Kosovës si “njerëz të zbritur nga mali”, janë marrë masa që do ta pengojnë të vizitojë Kosovën nëse nuk kërkon leje.




 E gjithë kjo për shkak të një deklarate të saj gjatë një konference për media në Beograd në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi, ku klasën politike në Kosovë ajo i cilësoi si “njerëz që kanë zbritur nga mali”. Kjo deklaratë që Bernabiç e përsëriti edhe një ditë pas, nga Prishtina zyrtare u cilësua si “deklaratë raciste dhe e papranueshme”.Pas kësaj deklarate, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se “gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, është edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”. Presidenti kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta dënojë dhe të distancohet nga kjo, siç thotë “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë”, që sipas presidentit “nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim”.

“Zhgënjyes për ne është vetëm fakti i hidhur që BE-ja nuk e dënon këtë sjellje raciste dhe antievropiane të Serbisë. Përkundrazi, BE-ja vazhdon t’i mbajë dyert e hapura për një shtet që ka kryer gjenocid dhe që nuk beson në vlerat evropiane as sot”, tha për mediet në Prishtinë Presidenti Hashim Thaçi.

Ramush Haradinaj, gjithashtu i kërkoi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, të shpallë shtetasin rus Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi u mor të premten ndaj këtij personi që punon si pjesë e stafit ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara dhe njëkohësisht është urdhëruar largimi i tij nga  territori i Republikës së Kosovës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.