Kryesore

Video/ Njihuni me violinisten e talentuar që pëlqen muzikën rock

20:37 - 12.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Imagjinoni tinguj të grupit legjendar Metallica të shoqëruara me dallgët e detit në Durrës…Janë këta tinguj që po dëgjoni…Në violinë luan Anisa.




Anisa Sali ishte 6 vjeç kur i tha po violinës. Ideja ishte e babAit të saj, por zgjedhjen e bëri vetë. Qyeteti bregdetar ku është rritur ka qenë gjithnjë frymëzim për Anisën. Ajo është e qetë e fjalëpak ndërsa bisedon, por që shpreh gjithçka sapo mbështet violinën në sup. Janë vetëm Anisa, deti dhe tingujt. Asaj i pëlqen që të flasë me njerëzit përmes tingujve, kushdo mund ta kuptojë, është gjuha universale e notave.

“Pa muzikë nuk kalon dita”, thotë Anisa…Ajo i bie violinës e kitarës, por edhe këndon e pikturon. E kur largon nga dora partiturat, sytë i ka te librat. Një nxënëse shumë e mirë që do t’i mungojë Shqipërisë. Ajo ka fituar bursën për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në amfiteatrin e lashtë mijëra vjeçar, Anisa zgjedh të luajë fort të dashurën këngë shqiptare. Sapo dëgjon notat e para kushdo nis ta këndojë. Lule bora u jep jetë edhe gurëve të amfitetarit shekullor. Anisa mendon se shqiptarët kanë nevojë për muzikë klasike. Ajo thotë se stresi mund të luftohet me muzikë të mirë, që është si kurë për shëndetin.

Tashmë në moshën 18-vjeçare ajo nuk e mban më mend kohën kur nuk merrej me muzikë, megjithatë nuk dëshiron të gjykojë shijet e askujt. Ajo nuk e klasifikon muzikën. Por çfarë është muzika për të? Anisa rrëfehet për Trending.

Pas të gjitha emocioneve që na fali Anisa, Trending vendosi të jetë kumbar i një takimi të ëndërruar të Anisës. Bojken Lako e priti karahëhapur violinisten e talentuar që adhuron muzikën rock. Një bashkëpunim kitarë-violinë lindi nga ky takim plot emocione.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.