AKTUALITET

Video/ Shkoi të bëhej modele, përfundoi prostitutë, aktivistja: Vajza u mashtrua nga agjencitë në Shqipëri

10:06 - 14.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisioni online “Fol me psikologen” me autore Ervisa Lulën, ka trajtuar rastet e dhimbshme të 2 grave shqiptare. Një vajzë 23-vjeçare nga një fshat verior, pasi vendos t’i japë fund martesës filloi përpjekjet për të realizuar ëndrrat e saj për t’u bërë modele. Persona të  ndryshëm të agjencive të modës në Shqipëri e mashtruan duke e çuar jashtë në disa agjensi të cilat nuk merreshin me modeling, por e futën në botën e prostituimit.  Pas shumë peripecive kjo vajzë e gjen veten në Britaninë e Madhe dhe pjesë të një grupi trafikantësh ndërkombëtarë droge. Pasi mbetet edhe shtatzënë ajo zhduket. Historinë e saj në studio e ka sjellë aktivistja e shoqërisë civile, Nertila Haxhia e cila e kishte takuar 23-vjeçaren gjatë vizitës së bërë në Angli së bashku me shumë gra dhe vajza të tjera shqiptare të trafikuara atje.




Haxhia rrëfen se si shpëtoi dhe si është jeta e kësaj vajze sot duke theksuar se shumë shpejt emrin e saj mund ta dëgjojmë në mbarë botën të afirmuar në fushën e modës. Një tjetër histori po aq e dhimbshme është ajo e Blerinës nga Tirana e cila ka kërkuar ndihmën e shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare” pasi është dëbuar nga Anglia 4 vite më parë, por 2 fëmijët i janë marrë dhe janë mbajtur atje forcërisht. E pafuqishme për të kërkuar të drejtat e saj si nënë dhe në pamundësi për të shkuar në Angli ajo ka kërkuar ndihmë. Nertila Haxhia ka marrë përsipër ndjekjen e çështjes së saj, në studion e “Fol me psikologen” ajo jep lajmin e mirë për Blerinën dhe rrugët që do të ndiqen që ajo të takojë më në fund fëmijët e saj.

64535613_1069466913246946_8648232145908662272_n 62494952_625386791293896_4794623703654596608_n 64701747_330487647899707_1373367250899173376_n 62636950_1609316245868313_3419430400164888576_n
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.