AKTUALITET

Video/ Çiftet ftojnë blogerin të bëjë seks me ta, Lekatari: Shkëmbimi i partnerëve, jo tabu

13:45 - 29.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Blogerja Zhaklin Lekatari është rikthyer në studion e emisionit “Fol me psikologen” në “Gazeta Shqiptare” në Youtube. Përballë psikologes Ervisa Lula ajo ka folur për disa tematika të ndryshme lidhur me seksin. “Shqiptarët, – thotë Lekatari – nuk kanë edukatë seksuale dhe mungesa e informimit vihet re tek pyetjet që ndjekësit i bëjnë në blogun e  saj.” Ajo thekson se organi më i madh seksual nuk është as penisi dhe as vagina, por truri.




“Seksualiteti ynë nuk është një destinacion, është një itinerar. Tek gruaja seksualiteti është i inkriminuar. Vajzat paragjykohen në lidhje me sa partnerë kanë patur dhe çiftet i bëjnë njëri-tjetrit një pyetje shumë të gabuar në lidhje me numrin e partnerëve që kanë patur më pare. Vajzat kur përgjigjen priren ta zvogëlojnë numrin e partnerëve, ndërsa djemtë e shtojnë.” – thotë Lekatari.

zgakkk zhahahah zhahah dddd sddssdds
<
>

Disa nga tematikat e tjera të diskutuara në program janë orientimi seksual dhe shkëmbimi i partnerëve (swingers). Këtë fenomen të ri në shoqërinë tonë blogerja e ka shpjeguar përmes historisë së një djali i cili shkruan në blogun e saj rreth eksperiencave të tij me çifte të ndryshme. Çiftet e thërrasin atë për të patur një eksperiencë ndryshe, por një sjellje e tillë është e izoluar dhe praktikohet nga një pjesë e vogël njerëzish kryesisht nga të huajt që jetojnë në vendin tonë.   Si një mbështetëse e fortë e komunitetit LGBTQ ajo ka sjellë histori në lidhje me djem edhe vajza të cilët janë pranuar apo refuzuar nga familja e tyre pasi kanë thënë të vërtetën. “Homoseksualiteti nuk është zgjedhje që ti e ke në dorë,”- ka thënë Lekatari, ndërkohë psikologia Lula ka theksuar se nuk është as çrregullim dhe as sëmundje. Prindërit duhet të ndërgjegjësohen dhe të marrin mbështetjen dhe informacionin e duhur për të mos e përjetuar këtë moment si një dramë në jetën e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.