SPORT

Tare në Madrid, takim me superagjentin Mendez

14:25 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Merkatoja e Lacios ditët e fundit është e përqendruar në një emër të vetëm, atë të serbit Milinkoviç Saviç, që në rast shitjeje, jo vetëm do të sillte një plusvalencë të përbindshme, por do të financonte dhe merkaton në hyrje të kryeqytetasve bardhekaltër.




Ndaj Igli Tare, sikundër raportojnë mediat italiane, gjendet në Madrid për t’u takuar me Zhorzhe Mendezin, agjentin numër një në botë, që ka në dorë fatet e transferimit të Sergej Milinkoviç Saviç.

Drejtori Sportiv i Lacios pretendon jo më pak se 80 milionë euro nga kartoni i mesfushorit, ndërsa Mançester Junajtid është i gatshëm të paguajë, duke qenë se serbi është elementi i duhur për të zëvendësuar Pol Pogban. Gjithashtu, në tratativa do të jenë edhe lojtarë të tjerë të skuadrës bardhekaltër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.