Kryesore

A do të shkarkohet Ilir Meta? Përgjigjet Vasili

15:02 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24” u pyet për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta.




Vasili tha se kreu i shtetit Meta nuk ka bërë asnjë shkelje, ndërsa tha se deputetët në maxhorancë janë idiotë politikë.

“Kam dëgjuar idiotë politikë që thonë se opozita pse nuk ankohet në Gjykatë Kushtetuese. Ne ishim dakord me vendimin e presidentit, nuk kemi pse ankohemi. Për çfarë do ankohej? Është dakord opozita me vendimin e presidentit. Do ngrihet Komisioni Hetimor. Do të hetojë se presidenti ka shtyrë zgjedhjet. Ky është vendim rutinë. Shtyrjet e para në Shqipëri i ka bërë Ramiz Alia. Të dytin precedent e ka Alfred Moisiu. Këta idiotë në pushtet janë aty nga zgjedhje të shtyra. Ata duhet të mbaheshin më 7 maj dhe u mbajtën në qershor. Nishani shtyu zgjedhjet. Të gjitha rastet kanë shtyrë konfliktin e mundshëm civil. Ilir Meta shmangu konflikt civil. Ai veproi si presidentë të tjerë.

Nuk do të shkarkohet. Do konfirmohet deri në fund se këta janë idiotë. Po çfarë ka bërë Ilir Meta? Asgjë. Ka përdorur precedentin e përdorur që nga 1991. Çdo bëjnë do varrosin të gjithë presidentët? Nuk kanë çfarë të bëjnë. Kanë lindur nga zgjedhje të shtyra dhe duhet të marrin në shqyrtim zgjedhje të shtyra. Nuk mund të vazhdohet me këtë bastarditet politik. Nuk kanë çfarë të shkarkojnë, pasi nuk ka shkelje”, tha Vasili.

Petrit Vasili theksoi se mesazhi i presidentit Meta ka qenë i qartë dhe parimor, se Shqipëria është mbi gjithçka.

“Mesazhi i Metës ka qenë i qartë. Shqiptarët janë ata që vendosin mbi çdo gjë. E kam parë si mesazh shumë të fortë që Shqipëria nuk duhet të jetë peng i një njeiu të vetëm, që në rastin konkret është një kryeministër që ka qorrsokakë të mëdha dhe nuk del dot më. As Rama, as Vasili, as Kryemadhi nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë. Meta vazhdon t’i qëndrojë principit që Shqipëria është e para”, u shpreh ai.(balkanweb)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.