AKTUALITET

Reagon nëna e 20-vjeçares shqiptare të vrarë nga i ati në Australi

11:15 - 26.07.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbarë opinioni publik shqiptar por edhe botëror është tronditur nga vdekja e vajzës shqiptare, e cila u vra nga i ati në Australi. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Adelaide në Australi, ku babai vrau me thikë brenda në makinë, vajzën e tij Sabrina Lekaj.




Si shkak i vrasjes makabre dyshohet të ketë qenë mentaliteti i familjes, pasi 20-vjeçarja ishte ankuar natën e vrasjes te shoqëria për kontrollin që po i bënte familja.

Sipas disa mesazheve të publikuara nga “Daily Mail”, ajo ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku*** dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet nga prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj.

Vajza u tha miqve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre.

Biseda

Sabrina: Jo isha vërtetë shumë e mërzitur sepse mami im gjithmonë më quan kur*ë dhe kjo më prek gjithmonë

Shoqja: Ti nuk je kur*ë! Mos dëgjo askënd se çfarë thotë.

Sabrina: Rrofsh zemër. Opinioni yt vlen më shumë se ajo humbësja (për të ëmën)

E ëma e vajzës, Romina Lekaj ka vendosur shiritin e zi në profilin e saj në Facebook dhe shkruan vetëm kaq: “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.